Home Aktualitet Aleanca për Teatrin kërkesë për Avokatin e Popullit: “Duhet hetim më i thelluar për Teatrin, ku çalon raporti juaj”

Aleanca për Teatrin kërkesë për Avokatin e Popullit: “Duhet hetim më i thelluar për Teatrin, ku çalon raporti juaj”

nga Editor

Pas publikimit të rapori të Avokatit të popullit, “rekomandime mbi veprimet/ mosvperimet e kundraligjshme të strukturave të policisë së shtetit gjatë dhe pas prishjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrotjen e Tearit ka reaguar duke dorëzuar tek Avokati i Popullit një kërkesë për hetim më të thellë ngjarjes kriminale të datës 17 maj 2020 duke zgjeruar rrethin e këtij hetimi me drejtues apo zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilët kanë urdhëruar ardhjen e forcave policore në aksionin e prishjes së Teatrit Kombëtar si dhe kanë refuzuar dhënien e informacionit të nevojshëm Avokatit të Popullit për zbardhjen e së vërtetës në lidhje me këtë hetim.

banner sofo

Pas publikiit të rapori të Avokatit të popullit, “rekomandime mbi veprimet/ mosvperimet e kundraligjshme të strukturave të policisë së shtetit gjatë dhe pas prishjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrotjen e Tearit ka reaguar përmes një kërkesë për hetim më të thellë ngjarjes kriminale të datës 17 maj 2020 duke zgjeruar rrethin e këtij hetimi me drejtues apo zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilët kanë urdhëruar ardhjen e forcave policore në aksionin e prishjes së Teatrit Kombëtar si dhe kanë refuzuar dhënien e informacionit të nevojshëm Avokatit të Popullit për zbardhjen e së vërtetës në lidhje me këtë hetim.

Nisur nga fakti, se Aleanca është drejtuar me disa kallëzime Prokurorisë së Posaçme Anti – Korrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar (vetëm për çështjen e Teatrit Kombëtar janë depozituar 6 kallëzime penale, 4 prej të cilëve janë bërë pas datës 17 maj 2020 dhe ku subjekte janë që nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e deri te Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me një nga objektet e këtyre kallëzimeve “Vrasje e mbetur në tentativë” kryer në “bashkëpunim” nga tëkallëzuarit tanë), ata kanë kërkuar që ky raport të kishte përfunduar në një afat më të shkrurtër, me qëllim që të hidhte dritë mbi ngjarjen, si edhe të shërbente si informacion edhe për hetimet e thelluara, që po zhvillohen nga Struktura e SPAK. PO ashtu Aleanca ka vërejtur se hetimi i Avokatit të Popullit, ishte fokusuar te veprimet apo mosveprimet e kundraligjshme (penale) të strukturave të Policisë së Shtetit gjatë dhe pas prishjes së Teatrit Kombëtar (në orën 04.25 e vazhdim) dhe jo nga aty, ku e ka zanafillën kjo vepër penale, duke e vlerësuar këtë hetim jo të plotë dhe, si rrjedhojë, edhe rekomandimet e dhëna nga Avokati i Popullit në këtë drejtim të jenë të cunguara.

“Në këto kushte, e çmojmë të nevojshme të komplimentojmë punën Tuaj të bërë në këtë raport, ashtu si e shohim shumë të domosdoshme, që nga ana Juaj të kryhet një hetim i thelluar në lidhje me atë, se çfarë ka ndodhur në institucionet e përfshira në këtë aksion deri në orën 04.25, cili është dokumentacioni ligjor, që vuri në lëvizje Policinë e Shtetit si dhe, kush janë urdhëruesit e gjithëe këtij aksioni të paligjshëm. Nga leximi me shumë seriozitet i raportit konstatuam, se nga disa drejtori të Policisë së Shtetit nuk jua kanë vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar apo pamjet filmike, që ato disponojnë dhe në këtë pikë do donim të dinim, se çfarë hapash ka ndjekur Avokati i Popullit ndaj këtyre zyrtarëve, duke marë parasysh, se sipas Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, mosdhënia e informacionit të kërkuar nga një qytetar apo institucion shtetëror (përveç rasteve të parashikuara në ligj kur nuk lejohet) është vepër penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal? A është proceduar me kallëzim penal ndaj këtyre zyrtarëve? Për të njëjtin rast (mosdhënie informacioni), Aleanca ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Veliaj dhe SPAK ka regjistruar procedimin datë 23.01.2020 e po vijon me hetime të plota dhe të gjithanshme.

Po kështu, hetimi i bërë dhe argumentat e dhënë nga Ju për situatën e pandemisë dhe shkeljet e bëra nga institucionet shtetërore dhe forcat e policisë, në lidhje me shkeljen e protokollit të ruajtjes dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19, u jep alibinë këtyre institucioneve, se nëse prishja e Teatrit Kombëtar do të ishte bërë në situatë normale, do të ishte legjitime”, thekson kërkesa e Aleancës. Mes të tjerave, duke shqyrtuar me detaje dhe argument ligjore gjithë procedurën e ndërhyrjes së policisë në mëngjesin e shembjes së Teatrit, Aleanca vazhdon më tej duke kujtuar edhe njëhere ngjarjet e ndodhura pas prishjes së Tearit:

Për ngjarjet e ndodhura pas prishjes së Teatrit Kombëtar

“Pas datës 17 maj 2020, shumë media brenda dhe jashtë vendit janë shprehur për prishjen në mënyrë antiligjore, deri edhe barbare të Teatrit Kombëtar, si edhe për dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve, si shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ku vlen të përmendet koha e kushtuar në një sesion dhe Deklarata e Parlamentit Europian.

Kësisoj, e çmojmë të arsyeshme T`Ju bëjmë me dije, se ne kemi kërkuar nga Këshilli i Europës, nëpërmjet 20 Eurodeputetëve (të cilët dhanë një mbështetje të madhe për deklaratën e Parlamentit Europian), fillimin e një hetimi ndërkombëtar në lidhje me dhunën e ushtruar në ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, kërkesë, të cilën ia kemi dërguar për dijeni edhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Për këtë arsye, ne do të dëshironim, që hetimi Juaj të fillonte para orës 04.25, duke patur në konsideratë, se kush janë urdhërusit e vërtetë, që nga përfshirja në shkelje të dispozitave ligjore e forcave policore në aksion, dhuna e ushtruar në sheshin e Teatrit dhe gjatë shoqërimit në komisiariate, si edhe pas kësaj ore, nisur nga refuzimi i Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit për të dhënë informacin, prova apo pamje filmike, të kërkuara nga Ju.

Po kështu, e shohim shumë të domosdoshëm edhe hetimin nga ana Juaj të rolit të Ministrit të Brendshëm në këtë aksion, nisur nga deklaratat e tij në seancat parlamentare të datës 21 dhe 28 maj në Kuvendin e Shqipërisëse, policët pa numër identifikimi i kishin sjellë ata dhe se emrat e këtyre policëve ne nuk do t’i mësonim kurrë, si edhe deklaratat kontradiktore me ato të Kryeministrit në lidhje me praninë e armëve në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar, ku Kryeministri e mohonte një fakt të tillë, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaronte, se i ka çuar ai këto forca policore të armatosura, për arsye se ka patur informacione për lëndë eksplozive në Godinën e Teatrit. Ashtu si shikohet qartë, si nga veprimet e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, ashtu dhe nga deklaratat e Ministrit të Brendshëm, ka munguar vullneti për të hedhur dritë në mënyrë të gjithanshme në lidhje me veprimet konkludente të pranisë së shtuar (ekstreme) të forcave policore në këtë aksion, me urdhër të dhënë në shkelje flagrante të dispozitave ligjore nga ana e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, si edhe në tejkalim të forcës në rastin e dhunës së ushtruar nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit”.

Përfundimisht, për sa analizojnë dhe argumentojnë në një letër të gjatë, Aleanca e Teatrit,  bazuar në nenin 63 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në mbështetje të Ligjit Nr.8454, datë 04 shkurt 1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, shkruan se Kërkon:

“Të hetohet ajo pjesë e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, që ka aprovuar kërkesën antiligjore nga IMT-ja për pjesëmarrje në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar;

Të hetohet ajo pjesë e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, që ka dhënë urdhër për pjesëmarrje në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar, bazuar në një kërkesë, që nuk kishte orë fillimi të aksionit (ashtu si e kërkojnë dispozitat ligjore);

Të hetohet ajo pjesë e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, që ka dhënë udhër për pjesëmarrje në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar në një orar, që e ndalojnë dispozitat ligjore; Të hetohet ajo pjesë e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, që ka dhënë udhër për pjesëmarrje në aksion të një pjese të forcave policore, megjithëse kanë patur dijeni për mungesën e numrave personalë të identifikimit;

Të hetohet ajo pjesë e Strukturave Drejtuese të Policisë së Shtetit, që ka qënë e pranishme në aksion dhe nuk ka reaguar, kur ka vërejtur kapërcim të dhunës dhe jo vetëm nga punonjës të Policisë së Shtetit;

Të hetohet roli i Ministrit të Brendshëm në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar, nisur nga veprimet apo mosveprimet e tij, si edhe nga deklaratat e dhëna në seancat e datës 21 dhe 28 maj 2020 në Kuvendin e Shqipërisë;

Të procedohet me kallëzim penal ndaj atyre drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë refuzuar dhënien e informacionit të kërkuar nga Avokati i Popullit (është Organi i Akuzës, që klasifikon është apo jo sekret një provë apo pamje filmike);

Të rekomandohet procedim penal për të gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit (jo vetëm drejtuesi i RENEA), që kanë pranuar kërkesën antiligjore të IMT-së dhe kanë dhënë urdhër për pjesëmarrje të forcave të shumta policore, në kundërshtim me ligjin, në aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar; Të rekomandohet përshpejtim i hetimeve nga SPAK për kallëzimin e bërë nga Aleanca në lidhje me këtë çështje; Të rekomandohet procedim penal për Ministrin e Brendshëm, i cili ka deklaruar, se ka dijeni të plotë për ngjarjen.”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!