Home Aktualitet Fatmir Mediu, kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të lejojë takimet politike zgjedhore

Fatmir Mediu, kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të lejojë takimet politike zgjedhore

nga Editor

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të lejuar takimet politike zgjedhore.

PR e cilëson vendimin e Qeverisë për anulimin e takimeve, për shkak të pandemisë, si një cënim të lirive dhe të drejtave të njeriut. “Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike. Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesindhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve.
Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”,- thuhet në kërkesën e PR.

Më tej, në kërkesën e Partisë Republikane shkruhet se “Partitë politike janë faktorë qendrorë të formimit të vullnetit politik të zgjedhësve duke marrë përsipër rolin ndërmjetës midis qytetarit dhe organeve shtetërore në një shtet demokratik. Ky rol realizohet jo vetëm nëpërmjet zhvillimit të fushatave zgjedhore për formimin e parlamentit nga i cili del edhe qeveria, por edhe gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, sidomos nga partitë opozitare. ”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!