Home Aktualitet Kush janë anëtarët e rinj të KED që dolën nga shorti i hedhur në Presidencë

Kush janë anëtarët e rinj të KED që dolën nga shorti i hedhur në Presidencë

nga Editor

Në Presidencë është hedhur shorti për anëtarët e KED, që marrin zyrtarisht detyrat më 1 janar 2021 dhe e përfundojnë në 31 dhjetor 2021.

Nga shorti i hedhur, si anëtarë të KED nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësues po nga kjo Gjykatë në KED është zgjedhur Fiona Papajorgji.

Nga Gjykata e Lartë si anëtarë në KED është zgjedhur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues po nga kjo Gjykatë është zgjedhur Ilir Panda.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtarë për KED, u zgjodh prokurori Adnan Xholi, ndërsa si anëtar zëvendësues u zgjodh Kujtim Luli.

Nga Gjykatat e Apelit si anëtarë të KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa si anëtar zëvendësues po nga kjo Gjykatë është zgjedhur Zeqine Sollaku.

Nga Prokuroritë e Apelit janë zgjedhur si anëtarë të KED, Gjon Fusha dhe Genti Xholi, ndërsa si anëtar zëvendësues është zgjedhur Kleand Zeka.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!