Home Aktualitet Klodiana Lala ‘shpërthen’ ndaj Lleshajt: Ske turp, si mund të gënjeni kaq hapur, Ministri: Më zure ngusht, s’ta kthejë dot në të njëjtën mënyrë

Klodiana Lala ‘shpërthen’ ndaj Lleshajt: Ske turp, si mund të gënjeni kaq hapur, Ministri: Më zure ngusht, s’ta kthejë dot në të njëjtën mënyrë

nga Editor

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka pasur një debat me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, për shifrat e OFL-së, strukturë e krijuar për të goditur krimin e organizuar dhe ngritjen e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Lleshaj tha se OFL pati sukses të madh, ndërsa gazetarja i është kthyer: T’ju vijë turp që e thoni këtë. Lleshaj më pas la të kuptohej se nëse do të ishte burrë dhe jo grua do t’i përgjigjej me të njejtën gjuhë.

Pjesë nga debati:

Lala: Policin po e bëni prokoror

Lleshaj: do më kuptosh vetëm kur të më dëgjoni

Nuk po më bindni, jini i ndershëm vetëm njëherë në jetën tuaj. Skeni bërë asgjë

Më rezulton nga Gkykata janë sekuestruar vetem 100 pasuri dhe nuk kanë lidhje me shifrat tuaj. Pse mungojnë disa emra në listën e OFL

Fevziu:Kush emra?

Lala: Vëllai i fatmir Xhafajt, Ish-ministri Saimir Tahiri, nuk ka ende formularë. Dhe mund të jap raste sa të doni, si Ardjan Çapja që nuk ka vendim penal

Lleshaj: Nuk merrem me emra

Lala: Jeni selektiv? Po ku pyes ne emër

Lleshaj: Do të shkojë të interesohem  unë te policia  për ish-ministrin

Lala: Atëherë mos hajde fare në studio

Lleshaj: Nuk kam ardhur për të diskutuar këtë.

Lala: Cila është politika kundër krimit.

Lleshaj: Dhe i sukseshëm shumë

Lala: Duhet t’ju vijë turp që e thoni këtë. Duhet të skuqeni para shqiptarëve kur e thua këtë gjë, të lutem.

Lleshaj: më ke zënë ngusht që nuk ta kthej në të njëjtën mënyrë

Lala: Cila ishte gjuha ime…

Lleshaj: Je grua Po si mund të thuash një fjalë të tillë.

Lala: Po gënjeni nuk po thoni të vërtetën.

Lala: A është Saimir Tahiri pjesë e listës OFL

Lleshaj: Unë nuk jam hetues as polic, jam ministër i brendshëm

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!