Home Aktualitet Neritan Liçaj shpërthen: Zuskë histerike e bashkisë, nuk mund të më njollosni emrin

Neritan Liçaj shpërthen: Zuskë histerike e bashkisë, nuk mund të më njollosni emrin

nga Editor

Aktori Neritan Liçaj ka shpërthyer ashpër kundër mediave pranë qeverisë, sa i takon lajmit se ai po mbështetet nga kryebashkiaku Veliaj për një shfaqje teatrale në Tiranë.

Gjatë kohës së shembjes së Teatrit Kombëtar, Liçaj ka qenë një nga zërat më kritik sa i takon prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re në të njëjtin truall, duke kundërshtuar shumë fort edhe projektin që ishte paraqitur nga Bashkia e Tiranës dhe FUSHA Shpk.

Liçaj ka dalë dhe ka kundërshtuar gjithmonë kryebashkiakun Erion Veliaj për betonizimin e Tiranës dhe ndërtimin e kullave.

Ndërkohë që në disa kronika mediatike dhe portale pranë qeverisë është tentuar të manipulohet audienca, duke deklaruar se Veliaj mbështet dhe promovon Neritan Liçajn.

Përmes një postimi, ai tha se gënjeshtra të tilla janë të papranueshme.

“Shpifje dhe gënjeshtra të tilla..janë të papranueshme.

Nuk mundeni me asnjë makinacion të tille të njollosni emrin tim.

Zuskë histerike e bashkisë e pavotuar dhe e pa ligjshme.. dhe të gjithëve ju që i shërbeni,mos t’ju gënjej mendja se me njollosni dot”, shkruan Liçaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!