Qeveria hesht/ Gazetari i kërkon ndihmë Metës: Shqiptarët po masakrohen në burgjet greke

Read Time:1 Minute, 20 Second

Edhe një shqiptar 34 vjeçar R.Sh. nga Patosi po lufton me jetën ose edhe mund te ketë vdekur në burgun e Patrës”.

Kështu raporton nga Athina gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas heshtjes së qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ai i kërkon ndihmë presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Edhe një shqiptar 34 vjeçar R.Sh. nga Patosi po lufton me jetën ose edhe mund te ketë vdekur në burgun e Patrës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas heshtjes së qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ai i kërkon ndihmë presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Si president i vendit tim… ju bëj thirrje që të bëni diçka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarëve të vrarë apo të vetëvrarë në këto burgje”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i plotë i Shpëtim Zinxhirisë:

Thirrje Presidentit Meta…!

Edhe një shqiptar 34 vjeçar R.Sh. nga Patosi po lufton me jetën ose edhe mund te ketë vdekur në burgun e Patrës.

Një ngjarrje e rëndë që vjen pas 10 vrasjeve të shqiptarve në këto 9-të muaj në burgjet e Greqisë.

Janë familjarët që konfirmojnë se i afërmi i tyre është plagosur rëndë gjatë një përleshje në burgun e Patrës dhe ende nuk dihet fati i tij.

Si president i vendit tim… ju bej thirrje që të bëni dicka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarve te vrare apo te vetvrare në këto burgje.

Këtë thirrje jua a bëj juve pas një Thirrje të bërë më parë kryeministrit Rama…!

Sa për Ambasaden tonë ajo ne kete drejtim eshte antishqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post U helmuan me ‘Fast-Food’, nxënësit e Postribës kthehen në spital
Next post Raprezalje masive, keqtrajtohen 45 të burgosur në burgun e Shënkollit!