Home Aktualitet Mjeku i njohur në luftë me Covid-19, gazetarja: Nevojë urgjente për kurim jashtë vendit

Mjeku i njohur në luftë me Covid-19, gazetarja: Nevojë urgjente për kurim jashtë vendit

nga Editor

Mjeku neurolog i qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi po lufton për jetën në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit me koronavirus.

Miq, kolegë e të afërm kanë shkruar në rrjetet sociale lutjet e tyre që mjeku të gjejë forcat dhe të dalë fitimitar në këtë betejë me virusin e rrezikshëm.

Ndërsa nuk ka munguar as mesazhi i gazetares Sonila Meço.

Sipas Meços, mjeku i njohur ka nevojë urgjente për kurim të specializuar jashtë vendit.

“Në emër të familjes së mjekut të njohur neurolog Drini Dobi, mik i dashur prej shumë vitesh, ju bëj ne dije se gjendja e tij është rënduar, porse çdo lajm tjetër i dalë së fundmi në media mbi shuarjen e tij është i rremë.

Dr. Drini, që ka shpëtuar aq shumë jetë, që ka sakrifikuar në ditë të vështira si një ndër profesionistët më të mirë e dinjitarë sot ka nevojë për një kurim urgjent të specializuar jashtë vendit.

Kurajo Dr. Drin! Si lumi, që lë pas vorrbullat e shkuara e rrjedh vrrullshëm veç përpara paç forcën të rezistosh!”, shkruan Meço në postimin e saj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!