Home Aktualitet Fund i një vuajtje të llahtarshme

Fund i një vuajtje të llahtarshme

nga Editor

Pedagogia Ilirjana Kuçana:

Miqtë e mi, ju njoftoj se morëm përgjigjen e tamponit dhe rezultuam negativ. Pas më shumë se dy javësh kalvari vuajtjesh dhe ngarkese të lartë psikologjike erdhi një lajm i mirë.
Do të jenë dy javët më të trishta për familjen tonë. Për herë të parë qëndruam mbi 1 javë pa parë prindërit dhe fatkeqësisht 72 orët e fundit babai i bashkëshortit tim dhe shoku im më i mirë u largua pa e parë. Do të ngelet dramë e familjes sonë!
Dhimbjet, ndjesitë dhe lënien në harresë nga institucionet përkatëse nuk do të ja uroja askujt, siç i thonë dhe një fjale as Hasmit.
Uroj që të gjithë të prekurit nga ky virus që të djeg shpirtin të shërohen sa më shpejt ndërsa për të tjerët do ju këshilloja të tregoheshin sa më të kujdesshëm për vete dhe të dashurit e tyre! Kujdes të gjithëve dhe shpresoj që sa më shpejt ky virus të zhduket nga jeta jonë dhe ti kthehemi normalitetit. Ju uroj të gjithëve shëndet!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!