Kryemadhi: Kushtet e opozitës shumë të thjeshta për t’u plotësuar

Read Time:1 Minute, 0 Second

Kryemadhi: Kushtet e opozitës shumë të thjeshta për t’u plotësuar

Edi rama e ka shumë të thjeshte të plotësojë 5 kushtet e opozitës nëse ka vullnetin dhe për të zgjidhur krizën. Kështu u shpreh në emisionin ‘Java’ Monika Kryemadhi. Duke marrë për shembull dosjet 339 dhe 184 ajo tha se kryeministri Rama ashtu siç bllokoi hetimin e këtyre dosjeve shumë thjesht mund t’i zhbollokojë ato duke plotësuar një nga kushtet e opozitës dhe Bundestagut gjerman.
Vendosja e 5 kushteve a përkon si fakt me kushtet për integrimin në Europë?
Është shumë e rëndësishme që PS-ja të bie darkod me kushtet e opozitës që janë shumë të thjeshta, 184, 339, dalja përpara drejtësisë e kriminelëve që kanë prekur votat dhe krijimi i klimës dhe garancisë qytetarëve që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Po i kërkoni kryeministrit që të bëjë Prokurorin dhe të hetojë çështjen.
Po si e blloi çështjen kryeministri, ashtu ta zhbllokojë çështjen dhe jemi të gjithë koshient që çështja 184 dhe 339 janë të bllokuar nga zoti Rama dhe nëse nuk e kontrollon zoti Rama, atëherë Prokuroria të ngrihet dhe të zgjidhe krizën politike sepse kriza politike del prej sistemit të drejtësisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Prania e Braçes në seancën gjyqësore, Kryemadhi: Ku janë EURALIUS dhe OPDAT
Next post “Zgjidhja janë zgjedhjet”/ Basha: Rama nuk është i mirëpritur në PD