Home Aktualitet Intelektualja e rilindjes refuzon rritjen e ndihmës për njerëzit në nevojë, shprehje të pahijshme dhe dëshmi e arrogancës…

Intelektualja e rilindjes refuzon rritjen e ndihmës për njerëzit në nevojë, shprehje të pahijshme dhe dëshmi e arrogancës…

nga Editor

Intelektualja e rilindjes, studiuesja dhe së fundmi edhe autorja e librave, Elisa Spiropali, e quan se të shtosh ndihmën për të pamundurit në këtë kohë pandemia, është ta bësh detin kos.

Duke iu përgjigjur disa deputetëve, që thanë se të prekurit nga tërmeti, apo ata nga pandemia, janë lënë pa mbështetje, janë braktisur, Elisa Spiropali, tha nga foltorja e Kuvendit, se nuk mund të bëhet deti kos.

Kjo shprehje e Ministres së rilindjes, është më shumë se e patakt, e pahijshme, dhe dëshmi e arrogancës.

Eshtë në të vërtetë, mungesë ndjeshmërie ndaj atyre që janë në hall, dhe mosnjohje e realitetit. Manifeston se rrethimi nga luksi e privilegjet, i bën ata të mendojnë se populli është mirë, dhe s’duhet të kërkojë më shumë.

Si mund të quhet deti kos, kur bonusi i qirasë që marrin të pastrehët e tërmetit, nuk mjafton për të jetuar në kushte minimale në një banesë tjetër.

Si mund të quhet deti kos, të kërkosh më shumë për të varfërit, që me paratë që marrin nga shteti, mund të sigurojnë vetëm bukë dhe miell.

Pse deti kos është, nëse kërkohet të rimbursohen ilaçet për njerëzit, ku shpesh kostoja e tyre kur preken nga covidi, shkon sa të ardhurat 6 mujore, apo vjetore.

Deti kos, është bërë vetëm me fodullëkun e qeverisë dhe rilindjes, që kanë kurajon edhe të tallen, ndërkohë që i kanë shtuar shqetësimet dhe hallet e njerëzve./MAPO

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!