Home Aktualitet E vetmja kirurge grua në Shkodër, nuk e fitoi betejën me Covid-19

E vetmja kirurge grua në Shkodër, nuk e fitoi betejën me Covid-19

nga Editor

Betejën me Covid-19, nuk e ka fituar as Zylija Kraja. E vetmja kirurge grua në Shkodër, ndërroi jetë 80-vjeçare më 4 nëntor, pasi u prek nga koronavirusi. Pas përkeqësimit të shëndetit ajo nuk mundi dot që ta përballonte luftën e ashpër me virusin vdekjeprurës.

Dramaturgu i njohur dhe bashkëshorti i saj, Fadil Kraja në një lidhje live në emisionin ”Shqipëria Live” tha se 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj.

“Një ndër 3 më të vjetrat në Shqipëri pas 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj, nuk e di se çfarë duhet të bëhet tjetër që të quhet nderi i kombit. Më shumë e kam rritur unë vajzën se sa ajo sepse ikte në punë e kthehej në shtëpi të nesërmen. U përlesh fyt a fyt dhe humbi prej saj, iku kur unë kisha shumë nevojë për të”, tha ai.

Sipas familjarëve, ajo u rikthye në kohën e pandemisë në spital, ku edhe u infektua. E ndjera ishte një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh shërbeu si kirurge edhe doli në pension.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!