Home Aktualitet Pa sëmundje, 37-vjeçari nuk e fiton dot betejën me Covid-19

Pa sëmundje, 37-vjeçari nuk e fiton dot betejën me Covid-19

nga Editor

37-vjeç dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese. Elton Gegolli, i riu nga Elbasani nuk e fitoi dot betejën me Covid-19, ndërroi jetë këtë të enjte në spitalin ”Shefqet Ndroqi”. Mësohet se i riu kishte marrë trajtim mjekësor nga mjekët e Elbasanit pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spital. Por pas 10 ditësh shtrim, ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!