Home Aktualitet Dy të vdekur nga koronavirusi, njëri prej tyre 37 vjeç

Dy të vdekur nga koronavirusi, njëri prej tyre 37 vjeç

nga Editor

Dy qytetarë nga Elbasani kanë ndërruar jetë këtë të enjte pasi ishin infektuar me koronavirus.

Sipas “Panorama”, bëhet fjalë për një 73 vjeçar dhe një 37 vjeçar, ky i fundit pa sëmundje bashkë-shoqëruese.

Mësohet se 37 vjeçari ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid 2.

Prej dhjetë ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!