Home Aktualitet Ilir Meta flet për Fax News: Komisionerët nuk guxuan ta thonë, t’u japin përgjigje pyetjeve që kam bërë

Ilir Meta flet për Fax News: Komisionerët nuk guxuan ta thonë, t’u japin përgjigje pyetjeve që kam bërë

nga Editor

Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dërguan një letër në drejtim të Presidentit të Komisionit të Venecias me të cilën i shpreh qëndrimet e tij për opinionin paraprak për dekretin e 8 qershorit, si dhe i drejton disa pyetje sqaruese lidhur me raportin që është bërë publik.

Meta ka komentuar për Fax News kërkesat që ka adresuar ndaj Komisionit të Venecias ku shprehet se ky i fundit duhet të ruajë integritetin e tij dhe të mos japë përgjigje përtej pyetjeve që i janë adresuar.

Më tej, Presidenti thekson se nuk mundet që Venecia të japë opinionin e saj në harkun kohor të dy ditëve ndërkohë që kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet, ndërsa mbron qëndrimin e tij se në Kushtetutën e shqipërisë nuk ekziston termi “tejkalim” por vetëm fjala “shkelje”

“Komisioni të ruajë integritetin e tij dhe të mos japë përgjigje jashtë pyetjeve që u jane kërkuar. Nuk mundet Komisioni me tre veta për dy ditë, tre muaj pas zgjedhjeve të japë opinion për standardet e zgjedhjeve. I vetmi institucion i njohur për zgjedhjet është OSBE/ODIHR. Nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë tejkalimi, ekziston vetëm fjala shkelje.

Komisionerët nuk kanë guxuar të thonë që Presideneti ka bërë shkelje. T’u japin përgjigje pyetjeve që u kam bërë. A ka institucion tjetër që merret me datën e zgjedhjeve? Nëse presidenti ka tejkaluar kompetencat, kujt ia ka marrë?”, ka thënë Meta për Fax News.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!