Home Aktualitet Shqipëria investon më pak në shëndetësi/ Basha: Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura

Shqipëria investon më pak në shëndetësi/ Basha: Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga Eurostat që e rendit Shqipërinë të fundit përsa i përket investimeve në shëndetësi.

Përmes një postimi, kryedemokrati ka shkruar se për shtatë vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura siç është ai për shëndetësinë falas.

Basha thotë se ata që e vuajnë më së shumti këtë gjendje në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Basha tha se janë të domosdoshme investimet në shëndetësi si: paga më të mira mjekët dhe infermierët dhe shtimi i numrin e tyre, rimbursim për ilaçet etj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!