Home Aktualitet Balliu: Raporti i Venecias nxjerr në pah politikën e Ramës ”në djall Shqipëria, lë t’më rrojë qeveria”

Balliu: Raporti i Venecias nxjerr në pah politikën e Ramës ”në djall Shqipëria, lë t’më rrojë qeveria”

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar qëndrimin që Komisioni i Venecias ka mbajtur për ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor nga qeveria. Sipas tij, ky raport vërteton që kryeministri Edi Rama është gati të sakrifikojë Shqipërinë, demokracinë, shqiptarët, ekonominë dhe të ardhmen Europiane për pushtetin e tij.

Postimi i plotë

RAPORTI I VENECIAS NXJERR NË PAH POLITIKËN E RAMËS ”NË DJALL SHQIPËRIA LË T’MË RROJË QEVERIA”. Raporti i Komisionit të Venecias faktoj se ndryshimet e Kodit Zgjedhor ishin në shkelje të Kushtetutës të Ligjit dhe të parimeve të Demokracisë.

Rama i tmerruar nga humbja e pashmangshme në 25 Prill vendosi të shkelë Kushtetutën, duke shkelmuar të ardhmen Europiane të vendit me një Kod Zgjedhor antikushtetues dhe antidemokratik, akt i cili i mbylli derën për herë të shtatë Negociatave për Shqipërinë, e faktuar një ditë më parë nga Kancelarja Angela Merkel.

Ky Raport vërteton që Edi Rama është gati të sakrifikojë Shqipërinë, demokracinë, shqiptarët, ekonominë dhe të ardhmen Europiane për pushtetin e tij.  Motoja e Edvinit është; Në djall Shqipëria lë t’më rrojë qeveria.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!