Home Aktualitet Përvjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës

Përvjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në 76 vjetorin e tij të lindjes. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidentit Meta shprehet se Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

“Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale! I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!”,- deklaron kreu i shtetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!