Home Aktualitet Fotoja me Obamën, Basha: Edi Rama ka shkelur ligjin amerikan

Fotoja me Obamën, Basha: Edi Rama ka shkelur ligjin amerikan

nga Albina Hoxhaj

Lulzim Basha foli edhe për foton që Rama realizoi me Obamën, për të cilën tha se Edi Rama ka shkelur ligjin amerikan.

Pyetje: Z. Basha sa rrezikon Kryeministri shqiptar përderisa pretendohet se ka shkelur ligjin elektoral amerikan? A rrezikon realisht të dënohet në Amerikë apo z.Rama riskon të përballet vetëm me drejtësinë në Shqipëri ku sipas informacioneve që ka Syri?

Lulzim Basha: Më duhet të bëj një konsultë juridike. Asnjë jurist nuk e di përmendsh ligjin kush thotë ndryshe, gënjen. Por si kryetar i opozitës mund t’ju them se ky është një rast i paprecedentë, siç ishte një rast i paprecedentë dhe rasti i sulmit politik ndaj presidentit actual, kur ishte kandidat për president dhe tani kemi një rast të paprecedentë, ku është shkelur ligji zgjedhor, i cili ndalon kontribute të huaja në një fushatë elektorale. Dhe pas kësaj shkelje flagrante nuk ka asnjë dyshim se qëndron njeriu që është aktualisht kryeministri i Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!