Pas katër orësh në kërkim, Policia e Shtetit ka gjetur 13-vjeçaren e humbur pasditen e sotme.

Mësohet se e mitura është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është pikasur në një qendër tregëtare tek zona e Zogut të Zi.

Lajmin për gjetjen e saj e dha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili theksoi se ajo nuk ishte rrëmbyer por se ishte me disa shoqe të saj duke pirë pije freskuese. Sipas Policisë, e gjithë ngjarja është stisur nga e mitura pasi ajo dëshironte që të kalonte një pasdite me miqtë.

“Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Fillimisht u dyshua se kishim të bënim me një rast rrëmbimi, pasi e motra e 13-vjeçares i ka treguar të ëmës se e mitura u mor peng nga dy persona me maska që i vunë një copë në hundë për të humbur ndjenjat.

Në një lidhje telefonike në një televizionet informative, nëna e të miturës, Dori e konfirmoi vetë detajin duke u shprehur se nuk kishin konflik me asnjë person.

Për rastin u vu në alarm e gjithë Policia e Tiranës, madje u ngritën post-blloqe edhe në qytetët përreth në mënyrë që të kthenin të miturën sa më parë tek familja. 

Rasti i 13-vjeçares ishte edhe më urgjent pasi ajo vuante diabeti i tipit 1, prej këtij çrregullimi e mitura përdor insulinë 4 herë në ditë.