Basha: 5 propozimet tona nxjerrin vendin nga kriza

Read Time:53 Second

Kreu i opozitës Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur për gazetarin Çim Peka, Basha është shprehur se paketa me 5 propozime e opozitës është e duhura për të nxjerrë vendin nga kriza ku ndodhet vendi.

“PD është e para forcë politike që ka propozuar votën e emigrantëve dhe nuk ka asnjë tërheqje për të. 5 pikat janë procesi i reformës zgjedhore.

Kemi lancuar shumë propozime. Votën e emigrantëve e kemi lancuar që në vitin 2009. Ne nuk kemi parashtruar kushte, por rrugën, procesin ku kushti kryesor është transparenca.

Unë personalisht jam partizan i sistemit mazhoritare.

Ne këtu nuk ka solli sistemi. Për herë të 3-të OSBE-ODIHR thotë se legjislacioni është i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të lira. Nuk e ka fajin kodi zgjedhor për dosjen 184, apo dosjen Gjushi. Këto janë çështje të vullnetit politik. Pa vullnet politik sado të forcosh kodin zgjedhor dhe kodin penal, njësoj ndodh”, tha Basha në SYRI TV dhe SYRI.net

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta në koncertin “Tre tenorët”: Interpretim i magjishëm, kënga më e dashur për mua
Next post LETRA/ Presidenca publikon komentet dhe qëndrimin e Metës mbi ‘Projekt-Opinionin’ e Komisionit të Venecias