Home Aktualitet “Efektivët e policisë vazhdojnë t’i blejnë vetë uniformat” – Fishta

“Efektivët e policisë vazhdojnë t’i blejnë vetë uniformat” – Fishta

nga Sonila Osmanaj

Dhurimi i 200 palë këpucëve nga Gjermania për efektivët e Policisë shqiptare, ngjalli reagime të shumta.

Kreu i Sindikatë së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta në një intervistë për RTV Ora ka treguar se ka pasur vonesa në lidhje me pajisjen e elektivëve me veshmbathje, duke i detyruar këto të fundit ta blejnë uniformën vetë.

Fishta ka vijuar duke treguar se dy deputetë kanë kallëzuar penalisht Ministrinë e Mbrojtjes për abuzimin me tenderat e veshmbathjeve për Policinë, duke e zvarritur edhe më shumë këtë proces.

Fishta: Në fundin e vitit 2019 përfundoi tenderi i veshmbathjeve, pavarësisht se dy deputetë në maj të këtij viti bënë padi në SPAK në lidhje me padinë për tenderin, për shkak të ndryshimeve që pati nga faza e parë në atë të tenderit përfundimtar që u ul numri i artikujve që kërkoheshin në raport me tenderin e parë. Tenderi u bllokua për shkak të padisë penale që u adresua ndaj Ministrisë së Brendshme, këtu nisin dhe vonesat e furnizimeve me veshmbathje të punonjsve të policisë.

Sot e kësaj dite një pjesë e mirë e punonjësve të policisë i blejnë vetë veshmbathjen se akoma nuk ka filluar shpërndarja e uniformave për ta. Në kuadrin e kësaj janë edhe Forcat Speciale, që janë pa uniforma. Në këtë tender janë parashikuar edhe uniformat e RENEA-s edhe uniformat e FNSH. Duke qenë se nuk dihet ende se deri kur ky tendet do përpiqet të aplikohet në përputhje me kërkesën e kontratës që ka lidhur Ministria e Brendshme me firmën fituese, nuk dihet se deri kur do shkojnë këto vonesa.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!