Home Aktualitet Heqja e titullit për Veton Surroin, Biberaj: Këto veprime veç Enver Hoxha i bënte

Heqja e titullit për Veton Surroin, Biberaj: Këto veprime veç Enver Hoxha i bënte

nga Sonila Osmanaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Aleksandër Biberaj, i ka kushtuar një status të gjatë vendimit të Këshilltarëve të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi”, Veton Surroit. Biberaj thotë se këto veprime i bënte vetëm Enver Hoxha që pasi u jepte titullin shqiptarëve apo të huajve,dhe  u’a hiqte atë vetëm për arsye politike. “Nëse “shoku Enver”, lideri global Edi “nuk paska ditur gjë” le ta shkarkojë Safet Gjicin dhe taborrin e tij që e quan “këshill bashkiak” dhe le të zgjedhin qytetarët kuksianë drejtues intelektual dhe jo injorantë pa shkollë si pushtetarët e 45-es që e morën pushtetin me dhunë dhe e mbajtën për 46 vite në menyrë kriminale”,-shkruan Biberaj.

Postimi i plotë

SI ISH-DEPUTET I QARKUT TË KUKËSIT DO T’I KËRKOJA FALJE VETON SURROIT DHE KOSOVËS DHE DO TË NDJEHESHA ME TURP NGA IDIOTËSITË DHE DASHAKEQËSITË PRIMITIVE TË EDI RAMËS KRYETARIT TË BASHKISË SË KUKËSIT DHE KËSHILLIT BASHKIAK TË KUKËSIT! SULMI NDAJ VETON SURROIT SULM NDAJ INTELEKTUALIZMIT KOSOVAR! EDI RAMA IDEATORI DHE URDHËRUESI I KËSAJ MASKARADE RURALE TË TIPIT KOMUNIST! VETËM ENVER HOXHA DHE REGJIMI I TIJ KRIMINAL I KANË HEQUR TITUJT QË IU JEPNIN SHQIPTARËVE APO TË HUAJVE NË MËNYRË BARBARE DHE PËR ARSYE POLITIKE!

Të dashur miq, Në një rast të pa-precedentë gjatë historisë 30-vjeçare të pas viteve ’90, Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit të frymëzuar nga marrëzitë e Edi Ramës dhe pushtetiti të tij injorant, vulgar dhe arrogant, në mënyrë shumë idiote dhe dashakeqe jo vetëm ndaj Veton Surroit por Kosovës, dhe në kundërshtim katërciperisht me Ligjin, i hoqën intelektualit VETON SURROI, ndër më të mëdhenjtë që ka sot kombi shqiptar, titullin “Qytetar Nderi” i Kukësit. Këshilli Bashkiak ka kompetencë që ta japë këtë titull, por kurrsesi ta heqë atë, atë mund ta heqin vetëm instancat eprore.

Natyrisht që ky nuk është aspak veprim i rastësishëm dhe as pa dashje, por është veprim i porositur dhe urdhëruar nga Edi Rama për të denigruar dhe poshtëruar intelektualin e shquar kosovar, një ndër penat më të forta sot për sot të gjuhës shqipe, të patriotizinit, atdhe-dashurisë dhe qytetarisë kosovare. Veton Surroi ka treguar gjatë gjithë karrires së tij se mbetet një hap para shoqërisë dhe disa hapa para politikës, simbol i pavaresisë, integetetit dhe dinjitetit profesional, intelektual dhe njerëzor.

Janë pikërisht këto tipare të Veton Surroit që e kanë detyruar Edi Ramën të porosisë këtë maskarallëk primitiv rural, dhe më e keqja, kur pa se çfarë bëri nga reagimi mbarë shqiptar, vrapoi që t’ia lërë përgjegjësinë drejtuesve dhe këshilltarëve lokalë super-injorantë dhe të pa-arsimuar që ai vetë i ka emëruar, duke larguar të gjithë intelektualët kuksianë nga pushteti. Kush do ta besonte se Safet Gjici do t’ia hiqte titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit pa lejen dhe miratimin e Edi Ramës!? Edi Rama vazhdon të ketë një raport të zhdrejtë dhe një urrejtje patologjike dhe të pashërueshme ndaj intelektualëve, penave të arta të shkrimit në gjuhën shqipe, artistëve dhe profesorëve të universiteteve.

Nëse “shoku Enver”, lideri global Edi “nuk paska ditur gjë” le ta shkarkojë Safet Gjicin dhe taborrin e tij që e quan “këshill bashkiak” dhe le të zgjedhin qytetarët kuksianë drejtues intelektual dhe jo injorantë pa shkollë si pushtetarët e 45-es që e morën pushtetin me dhunë dhe e mbajtën për 46 vite në menyrë kriminale. Këto veprime i bënte vetëm Enver Hoxha që pasi u jepte titullin shqiptarëve apo të huajve, u’a hiqte atë vetëm për arsye politike! Turp, mungesë etike, papërgjegjshmeri, injorancë, dashakeqësi, anti-intelektualizëm, anti-shqiptarizëm, pabesi, arrogancë, kjo është fytyra e vertetë e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale në pushtet që duhet rrëzuar një orë e më parë për të shpëtuar kombin!

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!