Home Aktualitet Paloka: Urrejtja kundër Ramës shtohet përditë, 25 prilli po kthehet në referendum kundër kryeministrit

Paloka: Urrejtja kundër Ramës shtohet përditë, 25 prilli po kthehet në referendum kundër kryeministrit

nga Sonila Osmanaj

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një intervistë në “News 24” deklaroi se urrejtja ndaj Ramës po shtohet përditë në mesin e qytetarëve.

“Tetëdhjetë për qind e qytetarëve e urrejnë Ramën. Urrejtja kundër Ramës shtohet përditë. Ne duam që nesër në pushtet shqiptarëve t’ju japim zgjidhje. Ne ka vite që iu japim zgjidhje problemeve që krijon Rama përditë. Rama ka shkatërruar ekonominë. Për fat të keq, në këtë 29 Nëntor jemi në ditë të zezë, të largojmë këtë të keqe, ky do ishte uriimi më i mirë për shqiptarët”, tha Paloka.

Edi Paloka theksoi se data 25 prill do të kthehet në një referendum kundër Ramës.

“Qëllimi i Ramës është t’i heqë mandate opozitës, t’i marrë  për vete, bëri çmos për këtë gjë, hoqi edhe koalicionet para-zgjedhore. Ne duam të marrim rezultatin optimal. Tashmë koalicioni është i shpallur, formula do të gjendet dhe sapo të gjendet do të bëhet publike. Politikisht, koalicioni është i ndërtuar qartazi. Parti të djathta e të majta janë rreshtuar kundër Ramës. Data 25 prill po kthehet në referendum kundër së keqes, kundër Ramës.  Ne po vijmë në qeveri për të zgjidhur hallet, jo thjesht për të larguar Edi Ramën”, u shpreh Paloka.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!