Home Aktualitet Altin Prenga: Mos e nxirrni flamurin nëse nuk promovoni Shqipërinë, në rast se…

Altin Prenga: Mos e nxirrni flamurin nëse nuk promovoni Shqipërinë, në rast se…

nga Sonila Osmanaj

Nga Altin Prenga

Sot ti mos e nxirr flamurin kot nëqoftëse je emigrant apo jeton në Atdhe dhe kur të tjerët të pyesin për Shqipërinë, ti vetëm ankohesh në vend se ta promovosh duke nxjerrë në pah anët pozitive.

Mos e nxirr flamurin kot nëqoftëse ti je një mjek i mrekullueshëm që po shpëton jetë në Tiranë por ofendon fermerët e Lushnjes sepse nuk prodhojnë perime të mira.

Mos e nxirr flamurin kot nëqoftëse ti je një fermer i mrekullueshëm nga Lushnja që prodhon perime fantastike por fyen punën e mjekëve në Tiranë duke i konsideruar të korruptuar, jo profesionistë, jo të ndershëm.

Mos e nxirr flamurin kot nqs ti je një prodhues mollësh në Korçë por preferon birra importi dhe jo birrën Korça ku punojnë njerëzit tonë.

Mos e nxirr flamurin kot nqs ti ke një bar, restorant, dyqan në Korçë apo Dibër dhe klientit nuk i ofron një gotë lëng të freskët nga mollët e vendit sepse janë më të mirat dhe ndihmojmë fermerët tonë.

Mos e nxirr flamurin kot nëqoftëse ti je një mësues dhe mendon që polici është i korruptuar.

Mos e nxirr flamurin kot nqs ti je një polic që bën punën me nder por që mendon se mësuesit që edukojnë fëmijët tanë nuk i edukojnë si të vetët.

Mos e nxirr flamurin kot nqs hedh mbeturina jashtë koshit apo kur i shikon diku përtokë dhe nuk kërrusesh ti marrish.

Ka shembuj pa fund por në thelb vetëm kur një grup njerëzish bashkohen duke ja dashur të mirën vendit të tyre dhe njëri tjetrit me në dorë një copë bezë kuq e zi atëherë ai kthehet në Flamurin më të mirë në botë.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!