Home Aktualitet U bombardua në makinën e tij, vritet në Iran shkencëtari i armëve bërthamore

U bombardua në makinën e tij, vritet në Iran shkencëtari i armëve bërthamore

nga Editor

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, është vrarë pranë kryeqytetit Teheran. Lajmi u konfirmua Ministria e Mbrojtjes së vendit.

Fakhrizadeh vdiq në spital pasi u sulmua në qarkun Damavand. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se agresorët synuan makinën e tij me një bombë para se të qëllonin në drejtim të tij, raporton BBC.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës e shohin atë si organizatorin e programit sekret të Iranit për armët bërthamore. Ai thuhet se ishte përshkruar si “babai i bombës iraniane”, nga diplomatët.

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore, ashtu edhe për armët bërthamore ushtarake.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore. Midis viteve 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin për bashkëpunim në vrasjet e kryera.

Emri i Fakhrizadeh u përmend specifikisht në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!