Home Aktualitet “Tani ka nevojë për ilaçin”/Nëna shpërthen në lot: Ma rrëmbyen vajzën, i vunë diçka te goja për të humbur ndjenjat

“Tani ka nevojë për ilaçin”/Nëna shpërthen në lot: Ma rrëmbyen vajzën, i vunë diçka te goja për të humbur ndjenjat

nga Albina Hoxhaj

Nëna e vajzës së rrëmbyer paditen e sotme në Tiranë në një prononcim për Report Tv tregon si iu rrëmbye vajza në sy të motrës më të vogël. Ajo thotë se sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës rreth orës 15:15 dhe po hynte në pallat kur një prej autorëve i maskuar i është afruar duke i vendosur dicka në gojë për të humbur ndenjat dhe e ka futur me forcë në makinë duke e rrëmbyer. Nëna thotë se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa me lot në sy shprehet se vajza tashmë duhet të ishte në shtëpi për të marrë mjekimin, pasi është me diabet.

-Zonja Dori çfarë ka ndodhur?

Nga çfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë diçka te goja për të humbur ndjenjat dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

-Keni pasur konflikte më parë?

Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.

-Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…

Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.

-Çfarë informacioni keni?

Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….

-Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?

Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.

Marrë nga Shqiptarja.com

Lajme te ngjashme