Home Aktualitet Cesari në mbledhje me bamirësit

Cesari në mbledhje me bamirësit

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodian Tomorri

Kur ne shekullin e pare para Krishtit, Roma nisi te kercenojek nga destabiliteti social, Jul Cesari mblodhi senatoret dhe u tha: “Kapni lopatat qe te shpetoni Romen”.

Ne ate kohe republika Romake ishte shnderruar ne nje oligarki te mirefillte, ku e gjithe pasuria ishte perqendruar ne duart e nje elite te ngushte brenda senatit.

Per shkak te rritjes ekstreme te pabarazise, qytetaret e zakonshem dhe sklleverit nisen te refuzonin punen duke minuar sistemin qe mbante ne kembe te gjithe ekonomine dhe makinerine e rende ushtarake te Romes.

Per kete arsye Jul Cesari nisi te ndermerrte nje sere reformash te rendesishme sociale per te rishperndare pasurine. Paralelisht donte qe senatoret te ndalnin ekspozimin e pasurise ndaj qytetareve te varfer dhe te nisnin te silleshin si ata. Por ne vend te solidaritetit me te varfrit, oligarket i ngulen thiken Cesarit. E madje u shpallen dhe heronjte qe shpetuan Republiken.

Sistemi ekonomik i Shqiperise sot ngjan shume me Romen e para 2 mije vjeteve. Regjimi fiskal rishperndan pasuri nga poshte lart duke mbledhur para nga te varfrit per t’ja u dhene te pasurve. Tokat dhe asetet publike perendrohen ne nje grusht njerezish, te cilet po ashtu diktojne dhe politikat ekonomike.

Megjithate ka disa ndryshime te vogla. Se pari, ne Rome elita oligarke ishte ajo e senatoreve te veshur me togat e bardha. Ne Shqiperi, oligarket nuk mbajne formalisht detyra shteterore, por u pelqen te etiketohen si bamires.

Se dyti, Cesari ishte me te vertete diktator. Por ai donte seriozisht te shkaterronte sistemin korruptiv qe kishin instaluar oligarket senatore. Per kete kufizoi siperfaqen e tokave qe mund te kishte nje senator, hoqi privilegjet fiskale, nisi te hapte senatin dhe te clironte ekonomine. Megjithese harroi te ndertonte fond esktrabuxhetor solidariteti me donacionet e bamiresve. Per kete ndoshta dhe e vrane.

Ndaj mbroni Cesarin nga oligarket.

Lajme te ngjashme