Iu rrëmbye vajza e miturit, prindërit e 13-vjeçares: Nuk kemi konflikte, s’i japim dot shpjegim…

Read Time:35 Second

Prindërit e të miturës së rrëmbyer pasditen e sotme kanë dhënë dëshminë e tyre në Komisariatin e Policisë. Mësohet se në Polici, prindërit kanë mohuar të kenë pasur ndonjë konflikt.

“Nuk kemi konflite me asnjë. Nuk kemi asnjë dyshim. Nuk i japim dot shpjegim rrëmbimit të vajzës. Të dyja vajzat u kthyen si çdo pasdite. I priste gjyshja në shtëpi, i shoqëronte vajzat gjithmonë me sy,“-mësohet se kanë thënë prindërit e vajzës.

13-vjeçarja u rrëmbye sot teksa kishte dalë nga fugoni i shkollës. Motra e saj dhe gjyshja panë gjithë skenën dhe dhanë alarmin. E mitura u tërhoq zvarrë nga një person ende i paidentifikuar dhe u largua me një “Fiat Punto”, ngjyrë të kuqe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dalldisje pushteti e hakërrimë mileti!
Next post Cesari në mbledhje me bamirësit