Home Aktualitet Dalldisje pushteti e hakërrimë mileti!

Dalldisje pushteti e hakërrimë mileti!

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

Grabitja e rradhës nga rilindja e skandaleve, detyron qytetarët tju drejtohen sërish dyqaneve, për tu pajisur me dekodera! Urgjent të mbushim xhepat e oligarkëve të partisë hajdute, të shfrytëzojmë kohën e mbetur të nënës parti. Pa pikë turpi halabakët i ngrijnë buzëqeshjen popullit hallexhi dhe lumturojnë një grusht borgjezësh të dhjamosur, klientët e rilindjes nuk njohin limite në rrugën e zhvatjes.

AMA e marrë peng përdoret si çensurë ndaj hallexhinjve në rast të mospagesës së dekoderit ofron verbëri-shurdhëri mediatike.
Ky institucion që presupozohet ti shërbejë ballancimit të pushtetit të medias në shërbim të popullit, bën të pa imagjinueshmen për çdo vend normal që funksionon e drejta njerëzore, ndërpret sinjalin televiziv dhe bën thirrje për të blerë dekodera!

Ka familje në varfëri të tejskajshme që nuk ngopin dot me bukë barkun e fëmijëve, që nuk kanë mundësi ekonomike as të blejnë librat e fëmijëve për shkollë, ka familje që jetojnë në kushte skandaloze në kufijtë e mbijetesës, ka të moshuar që nuk mund të blejnë dot as ilaçet, ka të sëmurë të pa mundur fizikisht të plotesojnë kërkesat më minimale jetike etj. Shteti përveçse i grabit çdo ditë me taksa të pa përballueshme, ju fut edhe dorën në xhep për dekoderat tashmë!

Kryerilindas, si the zotrote te emisioni Zonë e Lirë e Arian Çanit?
Socialistët kur shikojnë një lypës në rrugë, thonë se ka diçka që nuk shkon me këtë shoqëri dhe e ndihmojnë? Çfarë dyfytyrësie, çfarë arrogance, çfarë ndyrësie kjo tallja jote publike!

Dhe ti që “nuk fle as gjumë” dhe “mendon shumë” për fukarenjtë dhe hallexhinjtë, ja çfarë ke gatuar e ke servirur deri më tani, me kleptomaninë e qeverisjes tënde:
Terr informativ për sytë e fukarait dhe llokma e bollëk për grykësinë e zengjinit…
Buzëqeshje e mohuar në fytyrën e hallexhiut dhe zgërdhirje në gojën e shqyer të borgjezit…
Kapardisje zullumqarësh të shfrenuar prej milionave dhe skamje e lot mjerimi për të pa mundurit…
Terror policor për çdo kundërshtar të narkoshtetit tënd dhe paprekshmëri për horrat dhe gangësterët e pushtetit…
Orgjira e skandale për neofeudalët dhe zinxhirrët e skllavërisë për të vobektët…
Lluks të shfrenuar për oborrtarët e perandorisë dhe arratisje për Shqiptarët e ndershëm…
Ndalu i dalldisur, të ndaltë haka e Zotit.

Lajme te ngjashme