Sherr në Durrës, qëllohet me armë zjarri

Read Time:1 Minute, 17 Second

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë. Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa fishekë luftarakë. Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A.B., dhe “Moskallëzimi i krimit ” në ngarkim të shtetasit E.K.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rrethi po mbyllet nga jashtë, askush s’e ka më luksin për neutralitet
Next post Negociatat, Holanda: JO Shqipërisë, PO Maqedonisë së Veriut