Home Aktualitet Lefter Maliqi: Kryemafiozi i Shqipërisë çmendet nga braktisja e socialistëve! Shqiptarët mezi presin ta rrëzojnë më 25 prill

Lefter Maliqi: Kryemafiozi i Shqipërisë çmendet nga braktisja e socialistëve! Shqiptarët mezi presin ta rrëzojnë më 25 prill

nga Sonila Osmanaj

Nga Lefter Maliqi

Hamzai i të majtës dhe interesave kombëtare është çmendur nga braktisja e socialistëve!

Të dashur shqiptarë!
Unë jam i bindur që mezi po prisni 25 prillin, për të rrëzuar me votë masive, qeverinë që ju ka rrënuar për 8 vite.
Këtë bindje e konstatoj dhe e bazoj te lista e zezë e borxheve që ky Kryemafioz i ka Shqipërisë dhe shqiptarëve në 8 vite, dhe që nuk i lan dot as duke humbur thellë në zgjedhje, por duhet të japë llogari ligjore për to.

Mashtroi me shëndetësinë falas;
Mashtroi me Rendin dhe Sigurinë;
Mashtroi me rritjen ekonomike;
Mashtroi me investimet;
Favorizoi krimin, oligarkët, korrupsionin;
Mashtroi me legalizimet;
Varfëroi shqiptarët, duke rritur çmimet bazike;
Rriti taksat;
Rriti Borxhin Publik;
Shthuri Administratën;
Keqmenaxhoi deri në çnjerëzore me pandeminë;
Mashtroi në mënyrë monstruoze të pastrehët e Tërmetit;
La vendin pa Drejtësi, duke zhbërë Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë;
Tradhtoi interesat e Kombit shqiptar, Shqipërinë me Detin, dhe Kosovën me territoret;
Shembi Teatrin Kombëtar;
Ktheu Shtetin në PPP, duke privatizuar të gjitha institucionet;
Vodhi, grabiti, abuzoi me tendera në mënyrën më të frikshme që ka njohur historia;

I kapi të gjitha… edhe median;

Këto dhe të tjera të zeza, mbajnë firmën dhe vulën, por edhe dëshirën e sëmurë, të vetëm një njeriu, atij që e ka nisur me vjedhje ikonash në Paris, atij që akuzohet si i sëmurë psikik me kartelë, atij që akuzohet si gruaja e Bilalit, atij që akuzohet si konsumator i rregullt i drogës, atij që kriminelët e kanë mbërthyer aq fortë, sa edhe po të dojë, nuk u shpëton dot më.
Kërkoi Tepsi e Timon, për të shkatërruar i vetëm Shqipërinë dhe për ti larguar shqiptarët jashtë vendit, sepse shpopullim kaq të frikshëm sa ky nën qeverisjen e Rilindjes, Shqipëria nuk ka njohur dhe nuk ka për të njohur kurrë ndonjëherë.
Këtë listë të zezë do kenë shqiptarët para syve, kur të hyjnë në kutinë e votimit dhe rezultati dihet.
Aq keq ke qeverisur dhe aq shumë dëm i ke bërë këtij vendi o Ramzi, sa të kanë braktisur edhe socialistët… dhe aq keq do përfundosh, sa as Rilindasit nuk do të të votojnë më.
Më 25 Prill, Ramziu kalon në mbidozë, më 26 Prill, shtrohet në spitalin nr 5 dhe më pas arratiset dhe viziton për një kohe të gjatë 313-ën.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!