Home Aktualitet A e dini çfarë kompetencash ka ministri i Brendshëm?

A e dini çfarë kompetencash ka ministri i Brendshëm?

nga Albina Hoxhaj

Nga Kastriot Dervishi

Pas vendimit të shkallës së parë për dënimin e ish ministrit Saimir Tahiri për “shpërdorim detyre”, mirë është që opinioni të dijë çfarë kompetencash ka ai dhe si veprohet në raste të tilla.
Askund nuk janë të shkruara në një akt të vetëm kompetencat e ministrit të Brendshëm. Kjo sepse ndryshe nga përvoja e viteve 20-30, në Shqipëri ka ligje për pjesët, por jo për ministritë. Ka ndodhur një proces ligjvënës krejt i çrregullt. Nëse një ministri do të kishte ligj organik, për pjesët e saj do kishte veçse rregullore apo akte të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa nuk kemi ligj për ministrinë, kemi ligje për pjesët e saj: Policinë, SHÇB-në, pushtetin vendor, prefektin, Arkivin e Sistemit, shtetësinë, mbrojtjen nga zjarri.
VKM nr. 502, datë 13.9.2017 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MB-së”, nuk ka asgjë për kompetencat e ministrit. Thuhet se MB e ushtron veprimtarinë e saj “në përputhje me ligjin”, ku përfshihen rendi e siguria publike, veprimtaria e prefektëve, bashkërendimi me qeverisjen vendore, politikat e mbrojtjes nga zjarri organ qendror blerës me autorizim. Nuk e di pse nuk janë cilësuar çështje të shtetësive dhe refugjatëve.
Duke i përmbledhur, ministri i Brendshëm sot ka vetëm këto kompetenca:
-Propozon në Këshillin e Ministrave drejtorin e përgjithshëm të Policisë
-Propozon te kryeministri komandantin e Gardës
-Propozon në Këshillin e Ministrave prefektët
-Emëron nënprefektët
-Emëron zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të Policisë
-Emëron drejtorin e SHÇBA-së
-Emëron sekretarin dhe këshilltarët e vet
-Kryeson KDZH-në në Drejtorinë e Arkivit të Sistemit
-Nxjerr akte administrative si urdhra e udhëzime
Brenda këtyre duhet gjetur ku e ka shpërdorur detyrën ministri i Brendshëm. Arsyet e tjera nuk janë shpërdorim detyre, por vepra të paidentifikuara penale. Ministrit i ndalohet të merret me anën operacionale të Policisë ose Gardës. E kundërta ndodh. Ne jemi shteti i komisarëve dhe telefonit, por jo i kompetencave ligjore. Ministri bëhet i plotfuqishëm dhe drejton pa kompetenca, por me telefon, duke vendosur fillimisht si njeri të besuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Është parë dendur se ministri Tahiri shfaqej shpeshherë si drejtor policie. Dënimi ish ministrit për “shpërdorim detyre” duke e akuzuar për “kanabizim” dhe lënia jashtë përgjegjësisë e drejtorit e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, drejtorëve të qarqeve, shefave të antidrogës, etj, e bën hetimin e këtij rasti jo vetëm të çuditshëm por edhe qesharak.
Kujtdo i kujtohet si fliste ministri në përgjimet e Dibrës me një polic ku i thoshte të mos e rruante atë gjënë se punën e partisë po e bënte mirë. I thoshte madje se do i fliste në mënyrë “institucionale”. Polici nuk varet nga ministri dhe as ka lidhje me të.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!