Home Aktualitet Kur Edi Rama i shkruan Sinisa Mihajlovic, pa pyetur as Taren!

Kur Edi Rama i shkruan Sinisa Mihajlovic, pa pyetur as Taren!

nga Sonila Osmanaj

Nga Bledian Koka

 
Sot jemi njohur me nje tjeter fytyre te Edi Rames. Ate te nje shqiptari qe me zemer ne dore pas numrit te marre nga miku i tij Aleksander Vucic i shkruan Sinisa Mihajlovicit per shkak te betejes me leukemine. Aspekti njerezor duhet te mbisundoje gjithemone. Por! Sinisa Mihajlovic eshte i njohur per dy gjera ne karrieren e tij si futbollist. Goditje e denimit dhe miqesite e tij me kriminelet e luftes Eljko Ranatovic alias Arkan dhe kasapin e Ballkanit Ratko Mlladic. Per Arkanin Sinisa Mihajlovic ka deklaruar se: Nuk e mohoj miqesin time me te, ai mbronte serbet, krimet i ka te tmerrshme por ajo ishte nje lufte civile.

Po Sinisa Mihajlovic do te deklaronte per Ratko Mlladic ketoj fjale: Mlladic ishte ne vizionin e tij te luftes nje partizan, nje luftetar i madh qe luftonte per popullin e tij. 1 jave pas vrasjes se Arkanit ne nje hotel ne Beograd, Mihajlovic organizoi ultrasit idiote te Lacios si homazh per mikun e tij nje nekrologji publike ku ne nje baner shkruhej, “Nderim per Tigrin Arkan”. Nje kryeministri shqiptar perpara se te angazhohet si laper per te bere te ndijshmin ne raport me semundjen e nje futbollisti, do te duhej me pare te lexonte se kush eshte ai, cfare perfaqeson apo minimalisht te merrte ne telefon nje fare Igli Tare.

Sepse gjeja e pare qe Tare ka bere kur shkoi tek Lacio ishte ta kapte per fyti serbin Mihajlovic pas replikave qe kishin shkembyer per ceshtjne e konfliktin Kosove-Serbi. Sepse ndersa per Iglin, Kosova eshte Shqiperi, per Sinisa Mihajlovic ‘Kosovo je Serbie’. E mbaj mend ndeshjen kur tifozet e Lacios shpalosen banerin e felliqur per Arkanin, isha 19 vjec dhe neveria me kaplon edhe sot kur e kujtoj. Ne boten time te vogel e te paperfillshme refuzova pak vite me pare te ndiqja ndeshjet e skuadres time te zemres Milan, sepse trajneri ishte cetniku i vogel serb.

Sot mesoj se njeriu qe po kerkon kaseten e Krushes se Vogel me trupat e te vrareve me shume gjase edhe nga tigrat e Arkanit i paska shkruar me zemer ne dore atij qe i kendoi ne mes te Italise “lavdise” se vrasesit psikopat Arkan.
p.s…Me keto ritme mos u habitni kur nje dite te mesoni se zilja e telefonit te Edi Rames nuk eshte gje tjeter vecse “Vidovdan”.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!