Home Aktualitet 4 orë në autoambulancë me pacientin me Covid-19, flet mjeku që i bëri thirrje Ramës: Ishim 6 ose 7 autoambulanca, deri në mëngjes në pritje

4 orë në autoambulancë me pacientin me Covid-19, flet mjeku që i bëri thirrje Ramës: Ishim 6 ose 7 autoambulanca, deri në mëngjes në pritje

nga Sonila Osmanaj

Në lidhje live me Edicionin Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, mjeku i urgjencës paraspitalore në spitalin Covid-2, Dritan Koçiaj, i cili dy netë më parë lëshoi një thirrje të fortë nga ky spital pasi kishte 4 orë që qëndronte me të sëmurin në të ftohtë në autoambulancë, për të ardhur në ndihmë, ka shpjeguar edhe çfarë ndodhur me këto pritje të gjata në autoambulanca në spitalet Covid

‘Kjo situartë le të themi vijon prej një muaji e gjysmë, lë të themi që prej 15 tetorit, kur kanë filluar të shtohen të ndërlikohen rastet.

Me hapjen e Covid 3 le të themi që kjo situatë duket më e relaksuar. E gjithë ajo situatë erdhi për shkak të pamundësisë që pati spitali Covid 1 dhe 2 për të përballuar numrin e pacientëve.

Sipas udhëzimit të MSH, kalohet në grafik sepse Covid 1 dhe 2 kanë urgjencë pritëse. Dhe në këtë moment që unë edhe shkruajta ishim në Covid 2 në ‘Shefqet Ndroqi’

Atë natë që në fillimet e punës, sepse ne funksionojmë më sistem 12 orësh, fillimisht patëm një pacient i cili u arrit të sistemohej pas një ore. Po flasim për orën 7.00 të mbrëmjes.

Kurse në rastin e dytë që u detyrova të shkruaj ishte ora 11.00 e darkës dhe pritja vijoi deri në orën 3.30 të mëngjesit.

Ky ishte edhe momenti që u detyrova ta shkruaja atë thirrje.

Urgjenca na referonte që nuk kishte mundësi sepse kapacitetet ishin plotësuar në këtë moment.

Mundësinë tjetër e kishim me koordinimin e urgjencës që është numri 127.

Patjetër që kishte edhe ambulanca të tjera.

Sepse ishim 6 ose 7 autoambulanca, deri në mëngjes në pritje.

Natyrisht që i mbanim me oksigjen.

Mesa duket edhe thirrja ime aty konsistonte, që dikush duhet të çohej nga gjumi dhe ti jepte zgjidhje.

Çfarë duhet të ndodhte?

Duhet të shkonim në Covid 3 ose të ktheheshim në Covid 1.

Nuk ishte problem për ata pacientë që ishin në makinë, por për ata që ishin në pritje në numrin 127.

Sikur mesatarisht 3 apo 4 thirje që mund të bëheshin, mund të ishin 18 pacientë në pritje.

Me të vërtetë jemi në situatë pandemic, por nuk ka vetëm pacientë Cocid.

Por ka piacëntë që kanë problematikat e para një viti, abdominale, aksidente, kardiake, intoksikime, që të gjithë duan shërbim.

Dhe në momentin që bllokohen këto mjete, aty dikush tjetër nuk po merr shërbim.’

I pyetur se çfarë mundësish ka një mjek për të mbajtur një pacientë të sëmurë rëndë me orë të tëra në autoambulacë, Koçiaj, ilustroi edhe rastin e një 40 vjeçari po atë mbrëmje që duhej të shtrohej me patjetër.

‘Kjo është puna jonë.

Flasim për një rast të mirë të rasteve që mund të mbajmë, siç ishte rasti i asaj nate.

Ka raste të tjera që janë më të rënda.

Atë natë ka ardhur një 40 vjeçar që kishte saturimin e oksigjenit 40 përqind. Dhe ne arritëm ta fusim. Sepse u pa që situata e tij ishte e vështirë.

Thashë edhe njëherë që kjo situatë ka filluar të rëndohet që nga 15 tetori. Sot me çfarë kam komunikuar me kolegët, situata është normalizuar.

Pritjet te ‘Shefqet Ndroqi’ janë normalizuar. Tani pritjet kanë shkuar në një orë. Dhe kjo është normale.

Kujtojmë që bëhet fjalë për orë të tëra pritje dhe aty cedon sistemi. Dhe kur autoritet thonë ka shtretër, atëherë le ti hapin.

Nuk mund të lihet koordinimi i çdo situate në dorën e një spitali.’

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!