Home Aktualitet SKANDAL | Zbulohet strategjia e qeverisë për COVID: Sa më pak testime aq më pak të infektuar!

SKANDAL | Zbulohet strategjia e qeverisë për COVID: Sa më pak testime aq më pak të infektuar!

nga Sonila Osmanaj

Ndërkohë që OBSH parashikon që Evropa do të përfshihet nga vala e tretë e COVID19 në fillim të 2021, e se zyrtarisht jemi në valën e dytë, në Shqipëri po ndodhin çudira.

Që nga akuzat e krerëve të partive, PD ndaj qeverisë se po mashtrojnë për numrin e viktimave të Covid në vend, pasi sipas tyre po i ulin ndërkohë që është komplet e kundërta e deri te shifrat që shikojmë çdo ditë të pasqyruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shifrat e fundit ishin të 24 orëve të fundit, ku për ditën e sotme (22 nëntor 2020), janë bërë 2084 testime ditore dhe ka rezultuar që vetëm 565 prej tyre pozitive. Po ta krahasojmë me ditën e djeshme, 21 nëntor ku janë realizuar 2470 testime dhe rezultuan 737 pozitiv, duket se po praktikohet taktika ‘sa më pak teste aq më pak të infektuar’.

Piku i rasteve pozitive ishte i datës 20 nëntor ku u testuan 2677 persona në ditë dhe rezultuan të prekur 836 persona. Pra dukshëm më shumë testime dhe shumë më shumë të infektuar se në ditët e tjera.

Mos vallë kjo është një mënyrë që ka zgjedhur qeveria apo spitalet që të ‘shpëtojnë’ më shpejt nga pandemia: Duke bërë më pak testime e duke raportuar pozitivë sa më pak njerëz?

Ndërkohë nuk dihet se sa do të shkojnë shifrat e të prekurve nëse në Shqipëri vijnë 300 mijë testet e shpejta që janë deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!