Home Aktualitet Ja cila është anëtarja e re e KLP-së, Donika Prela u përjashtua nga votimi

Ja cila është anëtarja e re e KLP-së, Donika Prela u përjashtua nga votimi

nga Albina Hoxhaj

Prokurorja Esmeralda Keshi është anetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e sotme u realizua procesi i votimit, Keshi ka marrë 133 vota pro, duke lënë pas prokurorin Vladimir Mara.

Procesi i votimit u mbikëqyrur nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Prokurorja e zgjedhur sot anëgare e KLP-së, zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili nuk kaloi dot testin e Vetingut dhe u shkarkua nga detyra.

Nga procesi i votimit u  përjashtua kreu i Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi ajo nuk mbërriti në kohë në votim.

Lajme te ngjashme