Home Aktualitet Shehi i përgjigjet Ramës: Të gjithë e dinë se kë ke për grua!

Shehi i përgjigjet Ramës: Të gjithë e dinë se kë ke për grua!

nga Albina Hoxhaj

Ish deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratës që bëri mbrëmjen e së enjtes. “Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës”, tha Rama.

Shehi ka deklaruar se Rama është një njeri i rrjedhur dhe i keq pasi po vjedh shqiptarët. Ai ka theksuar se populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramës se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njëri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranim edhe kështu nuk do na prektë paratë. Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij. Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh.  Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi për Fax News.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!