Home Aktualitet Helmimi i nxënësve, Spitali i Shkodrës: 26 janë paraqitur për ndihmë

Helmimi i nxënësve, Spitali i Shkodrës: 26 janë paraqitur për ndihmë

nga Albina Hoxhaj

Spitali Rajonal i Shkodrës ka deklaruar se 26 nxënës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, ndërsa shtatë prej tyre vijojnë të marrin ende trajtim mjekësor.

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.

Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomanduara.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!