Kur nuk duam vendin dhe natyrën, si mund të na duan të tjerët. Masakra me prerjen e pyjeve në Polis të Librazhdit nuk është e veçuar. Kjo gjë pothujase ndodh në të gjithë Shqipërinë. Mediat raportojnë se njerëz afër Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, prejnë pyje dhe i shesin ato. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka shpallur të ashtuquajturin “moratoriumi i pyjeve”, ditën për diell tanimë, jo vetëm natën me sopata dhe sharra priten pyjet e Librazhdit. Kjo situateëndodh në Korçë, Krujë, Dibër dhe pyje të tjera shqiptare. Po sillemi barbarisht me natyrën dhe natyra do të na dënojë. Por ky dënim nuk do të bie vetëm mbi Taulant Ballën dhe shokët e tij, por mbi të gjithë ne. Dhe kjo histori nuk mbaron me kaq. Burime raportojnë se në të gjithë Shqipërinë, po priten dhe po digjen pyje, jo për t’i hapur rrugë kullotave, por t’i mbjellë ato territore me hashash. Lajm i keq, që duhet ndalur me cdo çmim. Taulant Balla nuk mund të lobojë në Europë, ndërkohë që pret pyje, sepse kështu nuk na pranon Europa, as Afrika… Aulon Bej KALAJA marë nga Rilindja Demokratike