Mbi kauzën e “Mjekrës” Rama!

Read Time:45 Second

E kam për detyrë të mbroj kauzën e “Mjekrës”, e cila ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë simbol i gjenisë dhe i burrërrisë! Të paktën në vendin tonë, ku leshtë shkojne dëm!- do të shkruante Sapienza në librin e saj, ” Muza e haresë”, Rama.

Jo çdo mjekër e thinjur është medoemos dëshmi e urtisë, Rama.
Njeriu mund të thinjet edhe nga deliri. Mund të thinjet edhe nga dëshira e papërmbajtur për të zotëruar gjithçka dhe gjithkënd dhe paaftësia e përhershme për t’u mos u kënaqur me asgjë dhe me askënd.
Jo çdo kokë e thinjur është detyrimisht e mençur, Rama.
Ndonjëherë është thjesht një certifikatë lindjeje, që vërteton vitet që ke jetuar mbi tokë, ose sikundër do të shprehej Sapienza ” Është lesh që shkon dëm”.

Post scriptum- Ka disa njerëz që nuk kanë asnjë provë për të treguar se kanë jetuar, veç moshës së tyre.

Nga Elona Caslli

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Hëngrën në fast-food-in pranë shkollës, përfundojnë në spital me të vjella 20 nxënës në Shkodër
Next post Televizionet kundër KLAN, ‘kërcënojnë’ AMA-n: Do shkojmë në gjyq!