Home Politike Rama merr 8 mln euro kredi, Braimllari: Shemben shtëpitë, favorizohet Taulant Balla

Rama merr 8 mln euro kredi, Braimllari: Shemben shtëpitë, favorizohet Taulant Balla

nga Albina Hoxhaj

Endrit Braimllari denoncoi dje skandalin e devijimit të lumit Lana çka lën pa shtëpi mbi 130 familje. Por sot, Braimllari shkruan se Edi Rama 8 milion euro kredi për të realizuar projektin që favorizon oligarkët.

“Edi Rama merr 8 milion Euro kredi, 2.4 milion Euro grand, dhe 13.37 milion Euro nga Bashkia e Tiranës me PPP në total 23,77 milion Euro nga taksat e qytetarëve për të shembur shtepitë e banorëve të unazes së re që preken nga devijimi shtratit të lumit lana dhe për ti bërë gati sheshin e ndërtimit Taulant Balles.

Edi Rama dhe parlamenti ilegjitim, noter i qeverisë di vetëm të grabisë qytetarët, merr kredi për të shembur shtëpitë jep me PPP nga taksat e qytetarëve dhe nuk ka asnjë strategji dhe asnjë fond për dëmshpërblimin e banorëve të unazës së re dhe atyre që preken nga devijimi i lumit Lana.
Banorët kanë një vit në protestë të përditshme në shi, breshër, të ftohtë dhe të nxehtë për të mbrojtur pronën e tyre.

Qeveria e hajdutërisë hesht sepse për Edi Ramën të parët janë oligarkët dhe hajdutëria qeveritare në kurriz të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Braimllari teksa pu likon edhe dokumentet.

Lajme te ngjashme