PD kërkon vendim nga Gjykata për të pezulluar projektin e Bjarke Ingels

Read Time:1 Minute, 15 Second

PD për projektin që shemb Teatrin dhe grabit tokën publike: Të vendoset në sekuestro për të parandaluar dëmin kundër interesit publik.

3 akuzat kundër arkitektit danez Bjarke Ingels për shkelje të rënda të ligjit shqiptar në aferën e Teatrit Kombëtar nuk janë objekti i vetëm i padisë që Partisë Demokratike ka depozituar në prokurori. Forca më e madhe e opozitës i kërkon prokurorisë që të kërkojë në gjykatë urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive ndaj projektit, që shemb Teatrin Kombëtar dhe i hap rrugën grabitjes së pasurisë publike për ndërtimin e kullave.

“Vendosja e sekuestros preventive ndaj këtij projekti do të ishte edhe një masë që parandalon pasojat e parikuperueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për interesin publik që ka realizimi i atij projekti. “- thuhet në padinë e dorëzuar nga Partia Demokratike ndaj arkitektit danez Bajrke Ingels dhe studios së tij që ka projektuar Teatrin Kombëtar, pa u bazuar në ligjet e vendit dhe me përfitime të paligjshme.

Partia Demokratike i kërkon, gjithashtu, prokurorisë të kryejë një hetim të plotë e të gjithëanshëm për aferën me Teatrin Kombëtar, duke patur si pikënisje ftesën që arkitekti Bjarke Ingels deklaron se ka marrë në vitin 2016 nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë për realizimin e projektit të paligjshëm dhe korruptiv tek Teatri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në padinë drejtuar prokurorisë shprehet se hetimi i kësaj afere, i pandikuar politikisht, është një rast për t’I dhënë fund pandëshkueshmërisë për afera korruptive, duke vënë të parin interesin publik.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post VIDEO/ ‘Mnjë, mnjë mnjë….!’ Edi Rama nuk ndalet, përqesh Dash Shehin live
Next post Vasili: “Shqipëria solidare”, apo “Sevapi me pahir”, një taksë e re e kryeministrit hipokrit!