Kreu i Qeverisë Edi Rama nuk ka hequr dorë nga përqeshja e kundërshtarëve politikë, tallje deri në shtrembërimin e mimikës së fytyrës.
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Real Story”, Rama, po shpaloste përpjekjet që kishte bërë për të dialoguar me opozitën, befas shtrembëroi fytyrën, përdrodhi buzët dhe tha “mnjë mnjë mnjë….” për të përqeshur kryetarin e LZHK-së, Dash Shehin.
Rama tha: “…Dhe në çdo moment e kam treguar se jam i gatshëm për dialog dhe kam shkruar letra e letra…E kam marrë mbrapa përqeshje! Kam marrë mbrapa sharje! Kam marrë mbrapa edhe gromësima! Gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë … Po kjo është jeta!… Ama, çfarë të bëj unë tashti?!”