Home Aktualitet Si e ç’montuan totalisht TOP-Channel dy gazetarët investigativë, Habjon Hasani dhe Telnis Skuqi

Si e ç’montuan totalisht TOP-Channel dy gazetarët investigativë, Habjon Hasani dhe Telnis Skuqi

nga Sonila Osmanaj

Nga CNA.al
Ka disa ditë që Partia Socialiste dhe Televizioni Kombëtar, Top Channel që drejtohet nga një ish deputet i kësaj partie, janë hedhur në sulm në lidhje me një akuzë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me një kasetë të një ngjarje të ndodhur gjatë masakrave serbe në Kosovë në vitin 1999.
Prej shumë ditësh, ndan kronika akuza, ku një banor i Kosovës doli dhe foli me zë e figurë, gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha. Gjithçka e papritur, një akuzë mjaft e rëndë në këto momente ndaj Lulzim Bashës në një kohë kur komandantët e UÇK po përballen në Hagë.
Në fakt duket se e vërteta do të vijë shpejt dhe Top Channel nga një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhej Lulzim Bashës se ishte ai që kishte zhdukur kasetën e dhënë nga qytetari kosovar, Melaim Bellanica, dje u tërhoq dhe tha se janë transmetuar vetëm dy minuta, ku janë pjesët e tjera. Pra, nga një akuzë për një kasetë të zhdukur u zbulua se bëhet fjalë për një kasetë të transmetuar nga BBC, te televizioni kombëtar norvegjez.
Dy gazetarë investigativë, profesionistë , Habjon Hasani i Hashtag.al dhe Telnis Skuqi në 48 orë çmontuan çdo akuzë të hedhur edhe politikisht në drejtim të Lulzim Bashës por edhe nga televizioni Top Channel.
Të dy gazetarët, së pari publikuan videon e transmetuar nga BBC dhe së dyti transmetuan një video tjetër të një televizioni kombëtar norvegjez ku dukej qartë se personi që merrte kasetën nga gazetari i BBC ishte ish deputeti socialist, Dashamir Peza, në atë kohë shoqërues dhe përkthyes i gazetarit të BBC. Pra mjaftojnë këto dy video, mjaftoi një përkushtim i vogël i dy gazetarëve, për të nxjerrë gjithçka në dritë.
Për Lulzim Bashën mund të ketë 1001 akuza që nga paratë e dyshimta për foton me presidentin amerikan, Donald Trump, skandale për pazare të lidhur me qeverinë, pallate të ndërtuara në Vlorë nga familjarë të tij, vila në gjirin e Lalzit, apo rezidencat e oligarkëve të cilat Lulzim Basha i mohon deri tek deklarata e turpshme se jetonte me qera, a thua se Luli nuk ka 2 milionë dollarë pasuri të deklaruar.
Ka 1001 akuza ndaj Lulzim Bashës, por kjo e fundit e bërë nga Top Channel dhe Partia Socialiste të cilat tashmë duket se janë një e vetme në shërbim të njëra tjetrës, është jo vetëm e pabesueshme por ul dhe e çon përtokë logon dhe emrin e madh të Top Channel.
Ndoshta dikush ka zgjedhur ta përdorë për interesa të tij, është zgjedhja e pronarit, por nuk mund të ndodhë kurrësesi që të akuzosh dikë që ka fshehur kasetën, më pas kronika të publikohet dhe më pas justifikimi të jetë që nuk u transmetua 40 min por u transmetua 2 minuta. Sesa transmetohet një kasetë në televizionet angleze apo norvegjeze, Ben Blushi e di shumë mirë sepse edhe ai po ta kishte kasetën dy minuta do transmetohej.
Në fakt kjo e vërtetë dhe ajo e zbuluar nga Habjon Hasani dhe Telnis Skuqi tregojnë qartësisht sesi është pozicionuar televizioni kombëtar pas marrjes së drejtimit të tij nga një ish deputet, ish ministër, ish prefekt socialist që u largua në 2017 nga partia e tij pas përplasjeve të forta me Ramën dhe tani me zgjedhjen e tij në krye të Top Channel i shërben Rilindjes me propagandën e një televizioni kombëtar i cili paguhet indirekt dhe direkt nga taksat e qytetarëve.
Së pari nga fakti se Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha janë ortakë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin e inceneratorëve. Këta të dy janë personat që do qarkullojnë të pakën 178 milionë euro nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe ortakëritë e tyre me prnaren dhe drejtuesit e Top Channel, tashmë duken qartazi, pa folur këtu dhe për reklamat e paguara prej inceneratorëve për emisionet, spektaklet apo show-t.
Gjithësesi akuzat e ngritura nga Top Channel dhe Rilindja për Lulzim Bashën në rastin e Kosovës, duket që të paktën në këtë moment kanë dështuar dhe Top Channel ka dalë bllof.
Për atë akuzë që është ngritur ndaj Bashës, video u gjet, kronika është transmetuar dhe Top Channel e di.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!