Home Kronike Gjermani, breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve shqiptarë, humb jetën 39-vjeçari, arrestohen 2 autorët

Gjermani, breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve shqiptarë, humb jetën 39-vjeçari, arrestohen 2 autorët

nga Albina Hoxhaj

Një 39-vjeçar nga Kosova është ekzekutuar në Gjermani, në qytetin bavarez të Abensberg. Në këtë ngjarje është plagosur me armë zjarri edhe vëllai i tij. Mësohet se viktima është Fatos Lumi nga Bllaca e Suharekës, ndërsa ngeli i plagosur Haki Lumi.

Mediet gjermane shkruajnë se një nga dy burrat e arrestuar qëlloi me armë zjarri mbi 39 vjeçarin shqiptar. Viktima vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pak kohë më vonë, të shtëna të mëtejshme u regjistruan në të njëjtën zonë. Vëllai i viktimës,  46-vjeçari u godit dhe u plagos rëndë. Ai u transportua në spital me anë të një helikopteri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nga policia janë arrestuar dy autorët e ngjarjes, Shpëtim G dhe Petrit.R.  Dy burrat nga Kosova 3o dhe 41 vjeç u arrestuan pa rezistencë. Policia arriti të sekuestronte armën e vrasjes. Aktualisht policia supozon se dy të dyshuarit dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin. /Bild/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!