Home Kronike Shqiponjat mësyjnë nëpër Tiranë, arrestohen disa të rinj që trafikonin kokainë

Shqiponjat mësyjnë nëpër Tiranë, arrestohen disa të rinj që trafikonin kokainë

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë; E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

U arrestua dhe shtetasi Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!