Wed. Apr 14th, 2021

Të sëmurët presin në ambulanca, Rama monton video imagjinare, Pampuri: Sirenat e tyre, alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë.

13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.

• Teston shumë pak.
• Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
• Nuk teston për të ndërpreë zinxhirin e infektimeve.

Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm seppse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtijkryeninistri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.

error: Content is protected !!