Home Aktualitet Nuk ka sistem ngrohjeje/ Nxënësit e gjimnazit ‘Sotir Çapo’ zhvillojnë mësimin në oborr të shkollës

Nuk ka sistem ngrohjeje/ Nxënësit e gjimnazit ‘Sotir Çapo’ zhvillojnë mësimin në oborr të shkollës

nga Albina Hoxhaj

Shkolla e mesme ‘Sotir Capo’ në Patos zhvillon mësimin në natyrë. Ky është denoncimi i bërë nga nxënësit e shkollës për ‘Faxnews’. Ata tregojnë se prej 1 jave po zhvillojnë mësimin në oborrin e shkollës.

Nxënësit kanë treguar se kjo gjë ndodh pasi në klasa nuk ka ngrohje. Klasat ndodhen në hije dhe kjo bën që të jetë e ftohtë për adoleshentët.

Problematika e ngrohjes ekziston prej vitesh në këtë gjimnaz dhe nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përkatëse.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!