Home Aktualitet Propozimi në Kosovë: Hotelet të kthehen në spitale Covid, të strehohen të infektuarit

Propozimi në Kosovë: Hotelet të kthehen në spitale Covid, të strehohen të infektuarit

nga Albina Hoxhaj

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovës do të vazhdojë të rritet ditëve në vazhdim. Sipas tij, e vetmja mundësi e mbrojtjes nga ky virus është mbajtja e distancën dhe vendosja e maskës.

Për Ekonomia Online ai tha se duhet distancim dhe përgjegjësi nga ana e banorëve. Nushi shtoi se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të shtroheshin personat e infektuar.

“Në shtete të tjera po selektohen edhe hotelet për të shërbyer si spitale të përkohshme. Pse kjo të mos aplikohet edhe në Kosovë. Mendoj se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal që të bëjë përzgjedhjen e këtyre hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të strehohem ose të vendosen personat e infektuar. Çështja më kryesore është që kapacitetet shëndetësore vetëm në QKUK duke përfshirë edhe klinika të tjera si ajo e Pulmologjisë mund të jenë të stërmbushura dhe duhet të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër”, shtoi ai.

Nënkryetari Nushi tha se kanë nevojë për furnizim me barna dhe vaksina kundër gripit sezonal. Ai tha se edhe në Drejtorin e Arsimit ka të infektuar me Coronavirus, mirëpo shërbimet vazhdojnë vetëm në raste emergjente.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!