Home Bota Austria ndjek shembullin e Sllovakisë, planifikon testim masiv të popullatës

Austria ndjek shembullin e Sllovakisë, planifikon testim masiv të popullatës

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Krutz ka njoftuar se po planifikon të rrisë testimet në vend në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19. Në një konferencë për shtyp ai tha se tesimi i shumtë i popullatës do të vij pas izolimit të vendit.  Më tej ai tha se Sllovakia e bëri këtë gjë dhe rezultoi shumë efektive.

“Ne duam të vendosim teste masive në fund të bllokimit në mënyrë që të mundësojmë një rihapje të sigurt në shkolla dhe zona të tjera,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Austri janë regjistruar 203,956 persona me Covid-19, ndërsa 1,829 të tjerë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!